Topi pret delegacionin e KiE. Kavushoglu: Presidenti, i pari që zbatoi rezolutën e AP
Gjendja politike në vend dhe përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit politik kanë qenë në qendër ta takimit që presidenti Topi zhvilloi mëngjesin e sotem me Komitetin Presidencial të Asamblesë së Këshillit të Evropës, të kryesuar nga Presidenti i Asamblesë, Mevlut Kavushoglu. Sipas nje njoftimi te publikuar ne faqen zyrtare te presidences ne internet, mesohet se kreu i shtetit vuri në dukje vullnetin politik të palëve për arritjen e një zgjidhjeve konstruktive si dhe theksoi gatishmërinë dhe angazhimin e tij për arritjen e një rezultatit pozitiv.
• Kriza, delegacioni i KiE në kryeministri
Në vijim presidenti Topi vuri në dukje se gjatë takimeve dhe diskutimeve me përfaqësuesit e mazhorancës dhe opozitës në kuadër të tryezës politike, palët u janë referuar në mënyrë të veçantë pikave të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të KiE-së.
Nga ana tij, z. Kavushoglu vlerësoi rolin pozitiv të presidentit Topi në thirrjen dhe mbajtjen e tryezës politike duke theksuar se “është udhëheqësi dhe njeriu i parë në Shqipëri që ka zbatuar rezolutën e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës”.
Më pas Presidenti Topi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Presidencial shkëmbyen mendime dhe pikëpamje rreth mundësive të gjetjes së pikëtakimeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe zgjidhjes përfundimtare të ngërçit politik që ka mbërthyer skenën politike dhe disa institucione të vendit.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 shkurt 2010 )