Server: Në Kosovë duhet të koordinohen aksionet
"Kosova para vetes vazhdon të ketë sfida të mëdha. Sfidën e njohjeve të mëtejshme, njohjeve diplomatike, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike", deklaroi Server në një intervistë për një nga televizionet kosovare.
Ai theksoi se Kosovës i duhen marrëdhënie më të mira dhe më të forta me fqinjin e saj më të madh dhe më të rëndësishëm, Serbinë.
Ndonëse nuk e ka parë në tërësi planin për integrimin e veriut të Kosovës, Server thotë se mbështet çdo iniciativë që është kundër ndarjes së saj përmes lumit Ibër.
Server shprehu mendimin se qeveria e Kosovës, BE dhe prezenca ndërkombëtare, duhet të koordinojnë veprimet dhe të kenë qasje të përbashkët praktike ndaj integrimit të veriut të vendit.