Kryeministri Sali Berisha i ftuar ne studion e ABC News
Kryeministri, Sali Berisha i ftuar në studion e “ABC News” është ndalur fillimisht në arritjet e shënuara gjatë vitit 2011. Në vlerësimin e kreut të qeverisë vendi i kaloi pritshmëritë, pasi viti kulmoi me sigurimin e të ardhurave buxhetore prej 278 miliard lekësh.
Por nga ana tjetër, pavarësisht këtyre arritjeve, kryeministri Berisha shprehu bindjen e tij se vendi nuk do të preket nga kriza ekonomike.
“Ne po operojnë me realizëm në ekonomi. Ne ndjekim krizën me vëmendje dhe intestitet. Mekanizmi mbrojtës ndaj krizës është vetëm liria ekonomike dhe kjo është bindja ime më e thellë. Aty janë të gjitha potencialet”, vuri në dukje Berisha.
Gjithashtu shefi i qeverisë shqiptare preku në zëra të veçantë të gjitha arritjet në sektorët e rëndësishëm, duke parashtruar dhe planet konkrete të ndërmarra nga qeveria aktuale. Madje nisur pikërisht nga arritjet që ka shënuar vendi gjatë këtij mandati qeverisës, mazhoranca aktuale do të kërkojë dhe në zgejdhjet e ardhshme votën e qytetarëve shqiptarë.
“Shqipëra e zhvilluar motoja që kampi i djathtë do të kërkojë një mandat të tretë për qeverisjen e vendit”, nënvizoi Berisha.
Ndërkohë ndalur në zhvillimet politike, kreu i qeverisë u ndal dhe në ngjarjet e 21 janarit.
“21 janari ishte një ngjarje e trishtueshme dhe një tentativë për të marrë pushtetin dhe që u zhvillua në sytë e gjithë botës. E rëndësishme është që gjatë gjithë kësaj periudhe është pritur dhe ka një komision parlamentar. Nuk dimë asgjë përsa i përket hetimi për 21 janarit dhe nuk ka asnjë të dhënë për autorët, sponsorizuesit e ngjarjes. Askush nuk mund të mohojë se një Kryeministër u rrethua dhe se u përdorën format e dhunës. Ka një zinxhir pafund faktesh dhe shqiptarët folët për këtë ngjarje në 8 maj. Veridikti i shqiptarëve bëri që të nxirren në vendimet e duhura që solli marrëveshjen mazhorancë opozitë. Për zgjedhjet e 8 majit foli edhe Komisioni i Venecias”, deklaroi Berisha.
Gjithashtu, duke u ndalur në bashkëpunimin mes PD-PS për realizimin e reformës zgjedhore, kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë e mazhorancës për të pranuar propozimet e opozitës mbi këtë çështje. “Opozita ka pranuar votimin elektronik dhe garantoj se do ta ketë, ka pranuar për ti dhënë mundësi emigrantëve për të votuar. Ajo po ecën në frymën e përpjekjes për bashkëpunim. Dhamë konsensus për Avokatin e Popullit. Po ecet në normalitet demokratik”, u shpreh ai.
Por ndalur në këtë çështje, kreu i qeverisë iu referua dhe zhvillimeve brenda vetë kampit të majtë.
“Opozita është në fazën e Kurbanit. E bëri Islamin kurban dhe e ka kërkuar punën e përbashkët çka do të thotë se jemi në pozita të përbashkëta. Përbërja e KQZ? Një opozitë që sulmon çdo ditë gjykatësit, si do të pranojë anëtarë të gjykatës në KQZ?!... Kushtetuta nuk i lejon gjykatësit të kenë pozicion tjetër. Sistemi zgjedhor? Nuk pranoj asnjë ndryshim kushtetues. Sistemi aktual është një meritë e përbashkët me Edi Ramën, i cili përjashton disa pasoja gjeografike. Kërkesat për ndryshime, janë gjëja më joserizoe se ndryshimi i kushtetutës çdo 3-4 vjet. I bëmë disa ndryshime kushtetuese, megjithëse Rama është penduar. Unë jam një ish-president ku për aq kohë sa kam qenë aty kam zbatuar ligjet kushtetuese. Kushtetuta shqiptare është thellësisht demokratike”, vuri në dukje Kryeministri. Një nga ëështjet më të rëndësishme në zhvillimet parlamentare përgjatë këtij viti është dhe zgejdhja e Presidentit të ri. I ndalur në një moment të tillë, kryeministri berisha hodhi poshtë çdo lloj pretendimi për një pjesmarrje të tij në këtë garë.
“Miqtë e mi nuk e kanë të qartë se kundërshtarët e tyre mezi po resin Berishën President, por nuk do ta shohin. Unë kam qenë President. Në këto ndryshime që janë bërë unë i qendroj premtimeve në fushatë elektorale. Si Presidenti nuk do t’i mbaja do këto premtime”, vlerësoi Berisha.
Ndërkohë që, në vlerësimin e kreut të ekzekutivit nuk do të ishte etike që të deklarohej emri i ri që do të jetë pjesë e garës presidenciale, sa kohë që në detyrë është një president i ri. Por nga ana tjetër, kreu i mazhorancës qeverisëse i mëshoi faktit se kandidatura e re do të jetë një figurë politike. Në intervistën e tij, kryeministri Berisha analizoi dhe pozicionin e presidentit aktual, Bamir Topi, ku në veçanti theksoi faktin se “në SHBA Presidenti negocion nga mëngjesi në darkë , ndërsa ai në Shqipëri nuk negocion me mazhorancën. Merita e Presidentit është të negociojë dhe të gjejë ekuilibrat mes pozitës dhe opozitës. Presidenti i Republikës, sa vuri ndenjëset në atë karrike i ndërpreu mardhëniet me mazhorancën. Unë prisja të ishte negociator dhe nuk duhet të mendonte se do të shtynte duke iu kundërvënë mazhorancës”. Gjithashtu, gjatë kësaj interviste, Berisha dha opinionin e tij dhe lidhur me krijimin e një tjetër subjekti politik, që pritet t’i shtohet listës aktuale të partive politike.
“Respektoj këdo në zgjedhjet e tij. Elektoratin do ta shohim në zgjedhje. Ky është një vend i lirë. Koalicioni ynë më i suksesshëm”, deklaroi ai.
Madje, ndalur në këtë koalicion, Berisha shtoi se “të gjitha arritjet e këtij mandati janë frut i arritjeve të këtij koalicioni. Dua të theksoj se është në natyrën time një luajalitet i plotë me anëtarët e koalicionit dhe të njëjtën gjë kam gjetuar dhe tek anëtarët e tij”.
Ndërkohë, i përqendruar në një nga aleatët e tij në qeverisje, Berisha theksoi se “Meta ka dhënë një shembull të shkëlqyer, dha dorëheqjen, shkoi para prokurorit dhe kërkoi të gjykohej në thelb për këtë çështje. Ishte Meta që i kërkoi gjykatës të ndryshojë lëndën e gjykimit. Ka patur probleme me prokurorinë e cila ka mashtruar parlamentin me shkresë”.
Një rikthim i kreut të LSI-së në qeveri, sipas Berishës, është vendim që i takon kësaj partie.
“Zoti Meta derisa të jepet vendimi është i pafajshëm dhe ai ka deklaruar se do të respektojë vendimin. A do të jetë Meta në qeveri, kjo është çështje e LSI dhe jo e imja. Unë gjykoj se prokuroria ka kryer një akt shumë të rëndë duke mashtruar parlamentin me shkresën për heqjen e imunitetit”, u shpreh Berisha, gjatë intervistës së tij.