Akuzat per shperdorim detyre dhe korrupsion me pronat

Policia ka ekzekutuar urdhrat e arrestit me burg për 6 ish-zyrtarë dhe punonjës të administratës në lidhje me korrupsionin me pronat. Hetimet përfshinë hipotekën e Kavajës, zyrat e ALUIZNI-t dhe Agjensinë Kthimit të Kompensimit të Pronave. Më herët ishin marrë në fshehtësi urdhërat e arrestit në gjykatën e Tiranës për Bledar Dervishajn, ish-drejtor i AKKP-së, ish-përgjegjësin e sektorit juridik, Ali Aliaj, ish-juristin e kësaj administrate, Altin Ceni, topografin Dhimitër Papa dhe topografen Merita Gjinali. Deri në orët e mbrëmjes ishin ekzekutur urdhrat e arrestit për 4 prej të implikuarve, ndërsa ishin ende në kërkim Aliaj dhe Ceni.
Sipas burimeve, ka qenë një hetim i nisur nga skuadra e antikorrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Task Forcë e Prokurorisë, për hetimin e kthimit të 79 dynym pronë shtetërore një familjeje ish-pronare në një vend tjetër në bregdet.
Bëhet fjalë për pronat e trashëguara, nga i ati, dy motrave Fejzilet Spahiu dhe Minella Jenisheri, në Spille të Kavajës, e cila u ishte njohur nga Dervishaj, dhe kompensuar në breg të detit në zonën e Vil Bashtovës.
Dy motrave u është marrë më pas prona prej rreth 79 dynymësh me një vlerë prej 6 milionë lekësh dhe më pas shitur një personi që sipas burimeve policore ka lidhje me Dervishajn me formulën 1 euro e klasifikuar si tokë bujqësore.