Topi: Politika të lerë debatet shterpë, të punojë për vendin
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Fiona McIlwham gjatë një takimi të sotëm, ndanë mendimin për domosdoshmërinë dhe nevojën e bashkimit të vullneteve politike në vend për gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit mes forcave politike shqiptare në shërbim të reformave thelbësore, si dhe plotësimin e kritereve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Klasa politike shqiptare mbart një përgjegjësi të veçantë për imazhin e vendit përballë partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë për mënyrën e administrimit të pushtetit dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë", vuri në dukje Kreu i Shtetit, ndërsa nënvizoi se "shqiptarët me shumë sakrifica kanë kontribuar për imazhin e tyre si njerëz me kurajë, mbështetës dhe aspirues të vlerave demokratike dhe evropiane, ndaj është në detyrimin e përfaqësuesve të popullit, institucioneve shqiptare që t'u përgjigjen këtyre standardeve".
"Klasa politike shqiptare duhet t'i lërë mënjanë mllefet politike, retorikën boshe dhe debatet shterpë dhe të mendojë e të përkushtohet për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, si dhe integrimin dinjitoz e sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen evropiane", theksoi Presidenti i Republikës.
Nga ana e saj, Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam vlerësoi rolin institucional dhe publik të Presidentit Topi në zhvillimet politike në Shqipëri, përmes mesazheve të qarta dhe koherente për dialog, bashkëpunim dhe angazhim serioz të të gjithë aktorëve politikë e institucionalë për kapërcimin e situatës aktuale politike në vend.
Gjithashtu Ambasadorja Mekiluam theksoi nevojën për një axhendë kombëtare reformash strategjike të arritur me vullnet të qartë dhe konsensus politik, e cila do të mundësojë integrimin e vendit tonë në gjirin e BE-së.
(d.b/BalkanWeb)