E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Konomi", gjyqi për 275 ha tokë në Durrës

TIRANE- Në Gjykatën e Tiranës eshte zhvilluar sot seanca mbi çëshjen e pronësisë së gjyqtarit të ekzekutuar në mes të qytetit të Vlorës, paraditen e 9 shtatorit , Skerdilajd Konomi.

Avokati i te ndjerit u përball sot me palën kundërshtarë në konfliktin e pronësisë të mbi 275 hektarëve tokë, në fshatin turistik të Hamallajt në Durrës.
Në seancën e sotme familja Toptani që pretendon pronësinë e kesaj toke, ka kërkuar te paraqitet ne gjykate dosja e Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave (AKKP) ku sipas anëtareve të kësaj familje vertetohet se kjo siperfaqe toke u perket atyre.

Një gjë e tille ka qene e pamundur pasi dosja ne fjale eshte sekuestruar tashme nga Prokuroria ne kuader te hetimeve ne lidhje me ekzekutimin e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ne keto kushte Gjykata i ka lene kohen e nevojshme ne dispozicion zyres se Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave qe te paraqese me shkrim kete pretendim.
Nderkaq anetaret e familjes Konomi deklarojne se kjo prone u eshte njohur atyre me vendim te Gjykates se Larte.

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të palës tjetër në konflikt ndali hipotekimin e pronës në emër të familjes Konomi, duke ngrirë vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 16 qershor të këtij viti, që i dha të drejtën e pronësisë ish-gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pas fitimit të çëshjes në Gjykatën e Lartë, Konomi ka qenë në pritje të zbardhjes së vendimit, i cili i jepte të drejtën të rregjistronte më pas pronën në hipotekë, por rrjedha e ngjarjeve ka ndryshuar pas padisë së palës kundërshtare, më 13 gusht.

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën padinë, duke dhënë vendimin që me pronën në Hamallaj të mos kryhet asnjë lloj veprimi ligjor, duke ndaluar kështu edhe zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Konflikti i pronësisë mbi tokën në Durrës është edhe pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ndërkohë që familja e Konomit kanë Cështja gjyqësore për pronat vijon prej 5 vitesh dhe ishte ndjekur nga vetë Konomi. Pak ditë para seancës së sotme, familja Konomi shkroi një letër të hapur Presidentit të Republikës, Bamir Topit, ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimit dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut ku kërkohet zbardhja e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi, mbrojtja e familjes së tij. Gjithashtu u kërkohet të ushtrojnë të gjithë influencën që ky proces të finalizohet konform ligjit, si dhe mbrojtjen e familjarëve por edhe të trupit gjykues, ndaj presioneve të mundshme”.

(s.g/NEWS24/balkanweb) Lidhje te tjera Vrasja e gjyqtarit, Halimi: Presim hetimet e Prokurorisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›