Vritet nga shoket ndersa pinin alkool
PEQIN/ Arrestohen te dyshuarit per vrasjen e Ali Ibajt. Dy shoket e viktimes nuk pranojne autoresine. Pritet pergjigjja e laboratorit per ekspertimin balistik
PEQIN - Drejtoria e Policise Elbasan konfirmoi dje zyrtarisht arrestimin e shtetasve Skender Reshit Sina 56 vjec i denuar me pare per vrasje dhe Kujtim Met Methasa 54 vjec me banim ne Peqin pasi dyshohen si autore te vrasjes se shtetasit Ali Ibaj 55 vjec dy dite me pare ne lokalin e tij ne afersi te qendres se qytetit.
Dy shtetasit e arrestuar kane qene me viktimen ne momentin e ngjarjes dhe dyshohet se ne pije e siper njeri prej tyre ka shkrepur armen dhe per pasoje eshte vrare 55- vjecari Ibaj. Sipas policise dy te arrestuarit do te pergjigjen per akuzen vrasje ne bashkepunim armembajtje pa leje si dhe veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes. Mesohet se ende ngjarja eshte e paqarte per shkak se dy te arrestuarit mohojne te jene autoret edhe pse kane qene per nje kohe te gjate nen efektin e alkoolit.
Per te sqaruar pjesemarrjen e tyre ne krim policia e Elbasanit ka kryer te gjitha veprimet proceduriale duke nisur armen e krimit dhe materiale te tjera ne laboratorin e policise shkencore per verifikimin e gjurmeve te gishterinjve si dhe shenja te barutit qe do te vertetojne edhe autorin e kesaj vrasjeje nese eshte e tille.
Ekzistojne mundesite sipas eksperteve qe krimi te kete ardhur nga pakujdesia por edhe qe viktima te jete veteqelluar ne prani te dy personave te tjere. Ngjarja nuk ka pasur deshmitare te tjere vec dy te arrestuarve gje qe e ben edhe me te nderlikuar sqarimin e plote te saj.
Policia
Policia konfirmoi nje dite me pas se ngjarja ishte nje vrasje pasi fillimisht u deklarua vetevrasje duke arrestuar shtetasit Skender Sina dhe Kujtim Methasa. Sipas drejtuesve te policise edhe pse viktimes i eshte vrare nje djale ne vitin 2006 kjo ngjarje aktualisht nuk del me ndonje lidhje me vrasjen e te birit.
ipas te dhenave nga hetimet dy te arrestuarit ishin shoke me viktimen dhe ishin duke pire ne lokalin e tij. Ky fakt i ka derguar hetuesit tek nje vrasje per shkak te nje grindjeje te ndihmuar edhe nga efekti i alkoolit. Hetuesit nuk perjashtojne as mundesine e vetevrasjes. Sipas deklarates zyrtare te policise per zbulimin dhe dokumentimin e kesaj ngjarjeje u bashkepunua ne menyre te vazhdueshme edhe me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan si dhe u perdoren te gjitha metodat speciale te hetimit.
Nga strukturat e hetimit te krimeve te renda te Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan mbi bazen e hetimeve te kryera ka rezultuar se dy shtetasit e mesiperm kane vrare me arme zjarri pistolete pronarin e lokalit ku ka ndodhur ngjarja shtetasin Ali Arif Ibaj i moshes 55 vjec.
Personat e arrestuar ne flagrance akuzohen per veprat penale te vrasjes me dashje e kryer ne bashkepunim armembajtjes pa leje si dhe kryerje te veprimeve qe pengojne zbulimin e se vertetes te parashikuara nga nenet 76 25 278 dhe 301 te Kodit Penal. Gjithashtu nga ana e policise u sekuestrua ne cilesine e proves materiale arma e krimit e llojit pistolete- thuhet ne deklaraten zyrtare.