Flauti i Orkestres

Regjimi i nje instrumentisti ne Orkestren Simfonike te Radio-Televizionit Shqiptar oret e studimit kushtet e punes dhe shperblimet. Flautistja Jonela Golemi sjell nje pervoje nga perendimi.
Jonela e braktisi ate jete roze qe nisi ne France 13 vjet te shkuara per tu kthyer ne vendin e lindjes dhe per te punuar me Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar.
U largua ne 95-en nga Shqiperia kur iu ofrua nje mundesi qe e enderronte shkollimi ne perendim.
Per nje dekade studioi ne Konservatorin e Larte Shteteror te Parisit me tej ne Shkollen Normale te Muzikes dhe Konservatorin Shteteror te San-Maurit. Me 2002 punon ne Orkestren e Flauteve ku qendroi deri vitin qe shkoi ende pa pranuar oferten e Orkestres se RTSH. Jonela flet per te dy pervojat ballafaqon metodat dhe kushtet e punes.
Jonela pas 13 vitesh studime dhe pune ne Paris kthehesh ne Shqiperi dhe pranon propozimin per te punuar me Orkestren e RTSH-se. fare te bindi
Para se te arrijme te kjo pyetje dua te flas pak per kohen para se te lija Shqiperine. Kam nisur te studioj flaut qysh 9 vjece ne Liceun Artistik. Nga ajo shkolle kujtoj pedagogen time Florinda Hysin qe ka punuar me perkushtim me mua. Me tej vazhdova studimet per flaut ne Akademine e Arteve.
Ne vitin e dyte te studimeve erdhi ne AA nje pedagog solist ne Konservatorin Nacional Superior te Parisit Pierre Artaud per te bere nje trajnim. Pasi degjoi klasen e flautit me propozoi nje burse studimi ne Konservatorin e Parisit. Mendimi qe nje pedagog i huaj me ofronte nje mundesi per te bere nje trajnim ne perendim me zgjonte edhe me shume deshiren per te studiuar flautin. Me kujtohet ne ate kohe qe prinderit me shume sakrifica me kishin blere flaut. Per ata ishte nje investim i madh.
Sa kushtonte flauti yt i pare
Nuk e mbaj mend. Vetem qe ishte nje shifer me milion. Behet fjale per vitet 1995-1996 kur isha ne vitin e katert te shkolles te mesme. Pierre Artaud me degjoi me kete flaut. Kur shkova ne Paris gjeja e pare qe pedagogu me ka thene ishte Si do tja bejme per flautin.
Ne fillimet e mia ne Paris jam ndjere vertet keq kur degjoja studentet e pedagogut tim repertorin qe ata luanin nivelin qe kishin. Isha krejt e paditur per ate lloj mesimdhenieje. Kjo ndodhi ndoshta ngaqe shkova nga Tirana direkt ne Paris ku shkollimi i flautit eshte i nje niveli te larte. Shpejt iu futa punes. Bleva flaut me ane te burses dhe studioja me ore te tera. Mundohesha te rikuperoja kohen per te arritur nje teknike sa me te larte per te kapercyer problemet intonative.
Me tej ishte me e thjeshte. Vazhdova studimet cole Normale de Musique te Parisit ku mora diplomen e mesimdhenies. Pastaj u futa ne Konservatorin Nacional te Sain Maur-it ku punova me Orkestren Nacionale te Parisit dhe profesorin Philippe Lesgourgues. U diplomova me medalje te arte. Per 7-8 vjet vetem kam studiuar edhe ne kohen kur punoja. Qysh nga viti 2002 u futa ne Orkestren e Flauteve te Parisit. Ishte orkestra e pare qe eshte krijuar vetem me flaute me te gjithe familjen.
Ishte nje orkester me 24 flautiste. Aty pata fatin qe njoha flaute te tjere pervec piccolo-s. Njihja ate fyellin dhe flautin DO dhe nuk e dija qe kishte flaute te tjere. Te kjo orkester pata fatin te luaj muzike kontemporane pervec repertorit klasik. Kam takuar personalisht kompozitore te diteve tona Merilinen Campagna Rotaru Vodenicharov.
Instrumentet qe zure ne goje ne Orkestren e Radio-Televizionit Shqiptar ku ti punon prej nje viti nuk i keni akoma
Ne Akademi vazhdojme te punojme me Flautin DO qe e kemi edhe ne orkester. Aty kemi edhe flautin piccolo qe tingellon nje oktave me siper se Flauti Do.
Keto instrumente jane te nevojshme te formacionet e dhomes sepse ne Orkestren Simfonike te Radio-Televizionit nuk mund te futen dot. Ka nevoje sidomos fryma per instrumente te mire. Nuk flas per flautin. Une e kam pasur mundesine qe ta blej vete instrumentin. Ai eshte nje instrument qe jo kushdo e blen sepse eshte i kushtueshem.
Instrumentistet jane shume te mire dhe me ato instrumente arrijne te bejne nje muzike aq te bukur. Mundohen. Por instrumentet nuk i pergjigjen nivelit qe ata kane. I shoh nganjehere edhe koleget e mi qe i kam afer qe i fryjne instrumentit ne mes te koncertit.
Orkestra e RTSH-se eshte nje formacion profesionistesh por qe ballafaqohen pak me te tjere artiste. fare i ben kjo nje muzikanti
Mbase do te perseris ato qe jane thene nga te tjere. Mungesa e konkurrences te plogeshton. Vetem konkurrenca te shtyn te mbash nje nivel dhe mundesisht te vazhdosh me tutje. Keto kohe Orkestra ka pasur prurje kane ardhur dirigjente te huaj me nivel qe e kane drejtuar ate. Kjo na ben mire ti fillosh te studiosh te mbash veten ne forme qe te mos ti jesh delja e zeze e koncertit.
Sa ore ne dite punon
Ka kaluar ajo periudhe qe une e matja studimin me ore. Tani shoh cilesine. Mjafton nje ore dy ore ne dite. Punoj ne menyre me te permbledhur dhe me rezultative.
Orari zyrtar eshte kater ore ne dite.
Ne prova koordinohemi me solistet dirigjentin. Por nese nuk bejme nje pune individuale eshte e pamundur te lidhemi me njeri-tjetrin.
Per vete para nje koncerti punoj nje ose dy ore pa diskutim per tu ngrohur per te pare pasazhet e veshtira. Besoj se kjo eshte puna e cdo instrumentisti.
Si ndihesh ne RTSH
Kam nje vit ne kete orkester. Fillimi ka qene impenjativ. Kur jeton per 13 vjet ne nje vend mesohesh me tjeter edukate pune. Kur erdha ketu ndjeva kuriozitetin e te tjereve donin te dinin kush isha nga kisha ardhur cfare kam bere si luaj.
Jam munduar te jem ne forme dhe korrekte ne punen time. Isha pak e ngurte me e programuar me fjalepake. Tani eshte ndryshe komunikoj me koleget ndaj mendime me ta. Duket sikur me kane pranuar.
A je e kenaqur me pagesen
Kemi nje rroge qe eshte relativisht e mire. Deri tani vertet ia kam dale me kursimet e Frances dhe kjo qe po bej me duket si la vie en rose. Ne fakt kur ke familje nuk eshte e mjaftueshme. Ne muzikantet mundohemi ti plotesojme mungesat edhe me aktivitetet jashte nje koncert diku apo duke marre pjese ne nje formacion.
Sa paguhet nje instrumentist
As shume as pak.
Po nese e krahason me pagesat ne France
Atje edhe e vetme arrin te jetosh mire financiarisht. Ndersa ketu ne Shqiperi kur e ve veten ne vendin e nje njeriu qe ia del vetem dhe i duhet ta perballoje jetesen me nje rroge me duket e veshtire gati e pamundur.
Po artistikisht sa e permbushur ndihesh. A luan repertorin qe do
Mbase do te ishte e nevojshme te luanim edhe kompozitoret e diteve tona. Ketu kemi pasur periudha me tri-kater koncerte ne muaj. Kurse ne Orkestren e Flauteve ndryshonte stili i punes.
I perballon dot kater koncerte ne muaj Kohet e fundit kete ritem ka ndjekur Orkestra e RTSH-se.
shte pak e lodhshme. Ne tani e provuam qe arrijme ta perballojme. Vjen nje moment qe na mungon puna si instrumentiste te pavarur. Megjithate me pelqen kjo lloj pune eshte intensive.
Thate qe kjo pune nuk te le kohe per te studiuar po per jeten private.
Ne qe e kemi filluar kete pune heret jemi mesuar me kete lloj ritmi. Jemi pranuar me keto oraret e zgjatura te lodhshme.
Familja ime e vogel bashkeshorti dhe vajza ime e vogel Livia. Por ne ato momente qe jemi bashke mundohem ta kompensoj mungesen i flas shume. Shpresoj qe neser mos te them bera gabim me zgjedhjen qe kam bere. Nuk besoj jo nuk besoj.