E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te fortet e 313-es, nxirren nga kaushet

Redinalda Caushaj
Te ndaluarit VIP, ne Burgun 313-te te Tiranes, nxirren nga qelite e quajtura "kaush" dhe qe kane kushte me te mira nga te tjerat. Pas ndryshimeve me te fundit ne kete institucion dhe ankesave te paraburgosurve, jane marre menjehere masat per transferimin e tyre. Lajmin e bene te ditur burime nga burgu qe gjendet ne rrugen "Jordan Misja", ndersa te transferuarit jane Lulzim Berisha, Leonard Murati, i njohur si kundershtar i kreut te bandes se Durresit dhe vellezerit Qamil e Abedin Rexha.
Transferimet
Ndryshimi i krereve te burgut eshte pasuar edhe me levizje ne strukturen e vendosjes se te paraburgosurve ose te burgosurve qe ndodhen ne qeli. Kaushet, te cilet jane konsideruar edhe si dhomat me te mira, me pare ishin "zaptuar" nga ana e te izoluarve VIP qe ndodhen ne kete burg. Drejtori i burgut 313, Sajmir Mulgeci, sapo ka marre drejtimin e 313-es, ka ndryshuar strukturen e vendosjes se te burgosurve apo te paraburgosurve. Nese me pare ne kaush te ketij burgu ishin vendosur vetem VIP-at, drejtori Mulgeci i ka transferuar ne qeli me te thjeshta. Keshtu, sipas burimeve nga ky institucion, mesohet se jane levizur nga kaushi kreu i akuzuar i Bandes se Durresit, Lulzim Berisha, kundershtari i tij, Leonard Murati, dy vellezerit Qamil e Abedin Rexhaj, te akuzuar per vrasjen e doktorit Behar Kastrati, si dhe disa te denuar te tjere.
Shkaqet
Menjehere pasi eshte marre vendimi per t'i nxjerre, keta te izoluar mesohet se jane sistemuar ne qeli te tjera, por me te thjeshta. Ndersa ne qelite e mira, te quajtura "kaush", jane futur te moshuar dhe persona qe kane probleme shendetesore. Sipas burimeve nga burgu, behet e ditur se ne "kaush" jane vendosur personat qe kane qene mbi moshen 45 vjec. Shkak i transferimit mesohet te kete qene edhe mosha e thyer e te gjithe te paraburgosurve dhe te burgosurve, te cilet vuajne edhe nga semundje te ndryshme, si ajo e reumatizmes. Per te evituar lageshtiren e mundshme qe gjenden ne hapesira te caktuara te burgut. Nderkohe qe per te evituar edhe perplasjet e bandave apo grupeve rivale, drejtori i burgut, Mulgeci, ka krijuar edhe mundesite qe te paraburgosurit te mos ndodhen me qeli te aferta apo ne te njejtin sektor. Keshtu, ky i fundit ka alternuar edhe orarin e ajrimit te te paraburgosurve qe ndodhen ne kete institucion te vuajtjes se denimit.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›