E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një militant në Rripin e Gazës

Një militant është vrarë ndërsa disa të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.
 

Ushtria izraelite tha se aeroplanët e saj kishin në shënjestër skuadrat militante që ishin përgatitur për të qëlluar me raketa në Izraelin jugor.

Ushtria njoftoi se është e gatshme të "vazhdojë të marrë masa" ndaj atyre që përdorin terrorin kundër shtetit izraelit.

Xhihadi Islamik citohet të ketë thënë se militantët të cilët u vranë apo u plagosën në këtë sulm, ishin të gjithë anëtarë të grupit.

Gjatë muajit të kaluar, Izraeli dhe Xhihadi Islamik zhvilluan disa ditë luftime, ku u vranë të paktën 10 militantë dhe një civil izraelit.

Zyrtarët izraelitë kanë kërcënuar me hakmarrje nëse rifillojnë sulmet me raketa nga Rripi i Gazës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›