Afganistan/ 54 te vdekur dhe 150 te plagosur

Të paktën 54 persona janë vrarë dhe 150 të tjerë janë plagosur sot në Kabul në një atentat kamikaz kundër një ceremonie shiite të festës së Ashures, një nga më të rëndësishmet e kësaj dege të islamit, minoritare në vend, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Sulmet nuk janë marrë ende përsipër, por talebanët, sunitë radikalë, akuzojnë shiitët për herezi dhe nuk i kanë lejuar ata të festojnë festat e tyre kur ishin në pushtet nga viti 1996 deri në 2001.
"Pesëdhjetë e katër persona kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë plagosur", i deklaroi AFP-së Ghulam Sakhi Kargar Noorughli, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, duke bërë të ditur se bazohet në shifrat e dhëna nga spitalet e ndryshme të vendit.
Ky është atentati më i përgjakshëm në Kabul që prej atij ndaj ambasadës së Indisë në korrik 2008 dhe që shkaktoi më tepër se 60 të vdekur.