E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohen sulmet në Afganistan

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmet e djeshme në Afganistan ku vdiqën më tepër se 60 persona dhe u plagosën rreth 160 të tjerë.Të paktën 55 persona u vranë në një shpërthim në Kabul, në afërsi të pallatit presidencial.
 

Sulmi është konsideruar si një nga më vdekjeprurësit kundër civilëve në Kabul që nga rënia e talebanëve një dekadë më parë.
Të paktën katër persona të tjerë u vranë në një bombë në qytetin verior të Mazar-i-Sharif. Një grup me bazë në Pakistan, Lashkar e-Jhangvi al-Alami, ka marrë përgjegjësinë për të dy sulmet. Grupi është përgjegjës për dhjetra sulme ndaj minoriteteve shiite në Pakistan. Në anën tjetër talibanët afganë kanë mohuar çdo përgjegjësi në këto sulme.
 

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, tha se shefi i OKB-së "dënon fort sulme të tilla kundër civilëve". Ndërkaq, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha në një deklaratë se sulmet ishin të pafalshme ndërsa shprehu keqardhjen për të vrarët.
 

Irani ka dënuar sulmet gjithashtu, me ministrin e jashtëm Ali Akbar Salehi duke thënë se krimet e tilla kanë për qëllim rritjen e tensioneve fisnore dhe fetare që shkaktojnë jostabilitet rajonal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›