E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet një polic në Pakistan

Tre persona kanë hedhur veten në erë në makinën e tyre kur u kapën nga policia sot në Karaçi, qytetin më të madh të Pakistanit, duke vrarë kështu edhe një polic.

Ministri i brendshëm, Manzor Vasan tha se policia i ka bërë thirrje tre personave të ndalonin në një pikë kontrolli, por shoferi ka vazhduar të ngas ndërsa policia e ndoqi pas për ta ndaluar derisa automjeti shpërtheu.
 

Në Karaçi janë të shpeshta sulmet vetëvrasëse gjatë festave fetare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›