E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, agjencitë qeveritare nuk e aplikojnë shqipen

 Një pjesë e madhe e agjencive dhe drejtorive qeveritare në Maqedoni nuk aplikojnë gjuhën shqipe në faqet e tyre të internetit.

Kjo dukuri është e pranishme sidomos në këto institucione që drejtohen nga kuadro partiak të VMRO-DPMNE dhe partive tjera maqedonase të këtij koalicioni.

Janë disa nga agjensitë kryesore që nuk aplikojnë gjuhën shqipe, por që janë të rëndësishme për të informuar qytetarët.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha kohë më parë deklaroi se një grup pune do të hartojë një urdhëresë apo vendim qeverie, i cili do të obligonte të gjitha institucionet përfshirë edhe ministritë për të respektuar dhe përdorur gjuhën shqipe në këto faqe informative.

Disa nga agjensitë që nuk kanë versionin në shqip janë: Agjencia për Komunikime Elektronike, Agjencia për Emigracion, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave personale, Agjencia për Investime të Huaja, Agjencia për Postat, por edhe një nga faqet e rëndësishme informative për shërbimet qeveritare si: uslugi.gov.mk, etj. Ndërkohë, edhe një pjesë e madhe e ministrive akoma nuk aplikojnë përdorimin e gjuhës shqipe në faqet e tyre të internetit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›