E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimas: Gruevski në “qorrsokak”

Ministri i sapoemëruar i punëve të jashtme të Greqisë, Stavros Dimas deklaroi se Athina i ka pozicionet e qarta dhe të vjetra rreth emrit.

Ai në fjalimin e tij para Parlamentit, duke folur mbi çështjen e emrit nënvizoi se pozicioni i qeverisë së përkohshme është shumë i qartë.
 

“Greqia ka mbaruar pjesën e vet në raport me kompromisin. Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme për gatishmërinë e Athinës dhe qëndrimin e saj konstruktiv, por njëkohësisht është e vetëdijshme edhe për përgjegjësinë e Gruevskit për qorrsokakun e krijuar aktual”, theksoi ministri i jashtëm Dimas.

Ai shtoi se BE dhe NATO përmes vendimeve të shprehura njëzëri kanë treguar se integrimi i Maqedonisë varet nga respektimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe kjo sipas tij, nënkupton arritjen e një zgjidhje të pranueshme për emrin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›