E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet një tunel në kufirin SHBA-Meksikë me 17 ton drogë

Rreth 17 ton marihuanë u kapën në një tunel ndërkufitar, i cili sipas autoriteteve është një nga vendkalimet më të rëndësishme sekrete të kontrabandës së drogës e gjetur ndonjëherë në kufirin SHBA-Meksikë.

Tuneli shtrihet në rreth 400 metra dhe lidhet me depot në San Diego dhe Tihuana në Meksikë.

Agjenti special amerikan për emigracionin dhe dogana, Derek Bener, tha se autoritetet amerikane kapën rreth nëntë ton marihuanë brenda një kamioni dhe në magazinën në San Diego.

Ndërsa, autoritetet meksikane kanë gjetur rreth tetë tonë në jug të kufirit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›