E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arabia Saudite kërkon rezolutë në OKB për komplotin

Arabia Saudite është duke i bërë presion Kombeve të Bashkuara për votimin e një rezolute që dënon komplotin e dyshuar për vrasjen e ambasadorit të tyre në SHBA dhe i bën thirrje Iranit të bashkëpunojë me hetimin.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani ishte i përfshirë në komplotin për të vrarë Adel al-Gjubeirin në Uashington. Megjithatë rezoluta e Arabisë Saudite, e cila iu është shpërndarë 193 anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së sot, nuk e akuzon Iranin drejtpërdrejtë për përfshirje.

Projekt-rezoluta, e cila është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i bën thirrje Iranit që të "përmbush të gjitha detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar".

Sipas rezolutës, qeveria e Teheranit duhet të "bashkëpunojnë me shtetet për të sjellë para drejtësisë të gjithë ata që morën pjesë në planifikimin, ekzekutimin, sponsorizimin, organizimin dhe në tentativën për për të vrarë ambasadorin e Arabisë Saudite".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›