iklisti australian 34-vjecar Kadel Evans fitoi Turin e Frances
Kur më 1991, një 34-vjeçar i quajtur Kadel Evans deklaroi se ëndrra e tij ishte të fitonte Turin e Francës, njerëzit nuk i dhanë shumë rëndësi fjalëve të tij. Por, Evans ia doli që ta fitonte përfundimisht Bluzën e Verdhë dhe garën e madhe të quajtur “Grande Boucle”, duke u kurorëzuar të dielën si i pari australian që e fiton Turin e Francës dhe më i vjetri fitues i kësaj gare që nga viti 1923.
34-vjeçari nuk u dallua për sulme, por për qendrueshmëri, duke përfituar nga dështimi i Alberto Kontadorit dhe gabimet e vëllezërve Shlek, për të fituar garën më të famshme çiklistike të botës.
“Mendoj se ishtë një garë e mrekullueshme dhe falë këtyre dy vëllezërve këtu, ishim vërtet shumë konkurrues. Mendoj se ishte një përvojë fantastike për gjithkënd që mori pjesë dhe unë nuk mund të ndihesha më i lumtur sesa këtu, mes jush”.
Pak besohet që një njeri në moshën 34 vjeç e 5 muaj të mbretërojë gjatë, ndërsa Evans fitoi pasi doli i dyti më 2007, 2008 dhe 2009.
“Pak njerëz besuan tek unë, por unë gjithnjë besova tek vetja ime dhe te këta pak njerëz, tek skuadra ime dhe tek ata pak njerëz që ishin rreth meje dhe në fund, ajo që ka më shumë vlerë, ja ku jemi sot. Dhe vërtet, ne ia arritëm”.
Deri vitin e ardhshëm, përpara se të nisin sfidat e reja, Kadel Evans me të drejtë mund të shijojë këtë fitore të rrallë, të arritur në prag të moshës së “pleqërisë”.