E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet prokurori i ceshtjes per vrasjen e ish-kryeministres pakistaneze

Prokurori kryesor në rastin e vrasjes së ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto, është qëlluar për vdekje.

Policia ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë sulmuar makinën e prokurorit të shtetit, Chaudhry Zulfikar, të premten në Islamabad.

Po sipas policisë, nga sulmi ka vdekur edhe një pasagjere, ndërsa është plagosur roja e prokurorit.

Zulfikar ka hetuar vrasjen e Bhuttos më 2007.

Prokurorët kanë akuzuar ish-sunduesin ushtarak të Pakistanit, Pervez Musharraf, se nuk ka ofruar siguri të mjaftueshme për Bhutton.

Një raport i Kombeve të Bashkuara në vitin 2010 ka konstatuar se vdekja e saj mund të parandalohej.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›