E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet pulle postare Berisha Posta promotore e teknologjise dixhitale

Në 100 vjetorin e emetimit të pullës së parë Shqiptare, kryeministri Sali Berisha vlerësoi arritjet e saj në këto vite. Ai e konsideroi pullën postare si vulën e dytë pas qeverisë së asaj kohë për konsolidimin e shtetit shqiptar.

Për kryeministrin Posta Shqiptare feston sot këtë 100 vjetor me përgjegjësi dhe seriozitet, pasi ka përmbushur objektivat e veta në shërbim të qytetarëve.
“Posta shqiptare ishte shndërruar në një problem, sot është një nga shërbimet më të mira, serioze e të shpejta, që u ofrohet qytetarëve. Kemi vepruar me teknologjinë më të lartë, e cila i jep mundësi transparencës maksimale në shërbimin postar”- theksoi Berisha.

Sipas tij me mbëhstetjen e qeverisë dhe falë platformës politike, posta shqiptare u bë promotore e teknologjisë dixhitale në një kohë kur Shqipëria kishte përdorimin më të ulët të internetit dhe tarifat celulare më të larta.
“Posta është rezultat i një platforme politike e cila shpalli Shqipërinë dixhitale si objektiv madhor. Shqipëria dixhitale u shpall në një kohë kur në 2006 shqiptarët kishin një nga përdorimet më të ulëta dhe cmimet më të larta në botë të telefonisë celulare, posta u bë promotore e teknologjisë dixhitale”- vijoi më tej ai.

Por kryeminsitri vlerësoi edhe filantropistët për koleksionin e pasur të pullës shqiptare, ndërsa nuk munguan nderimet për qeverinë e Ismail Qemalit që hodhi bazat solide të saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›