E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet rrëmbyesi i tragetit në Turqi

Autoritet thanë se njësitë speciale turke sulmuan një traget të rrëmbyer dhe vranë rrëmbyesin e vetëm të tij.

Guvernatori i Stambollit, Husein Avni Mutlu, u tha gazetarëve se ekuipazhi dhe udhëtarët shpëtuan pa u dëmtuar dhe se identiteti i rrëmbyesit mbetet për t'u përcaktuar.

Më parë ishte njoftuar se pesë ekstremistë kurdë të armatosur me lëndë shpërthyese kishin rrëmbyer tragetin.

Tragetit Kartepe kishte 18 udhëtarë në bord, mes tyre edhe pesë gra. Në bord ishin edhe katër anëtarë të ekuipazhit dhe dy praktikantë.

Tragetit iu mbarua karburanti pas largimit nga qyteti Izmitit dhe u ankoruan në Detin Marmara, ku thuhet se njësitë e sulmuan atë.

Media turke njoftoi se trageti po udhëtonte mes qyteteve Izmit dhe Golcuk, në provincën Kocaeli, ku rrëmbyesi e mori atë nën kontroll.

Muajt e fundit, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ka shtuar sulmet kundër forcave turke të sigurimit me shpërthime vetëvrasëse.

Grupi pretendon se lufton për të drejtat e tij civile dhe politike në Turqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›