E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet shkencëtari bërthamor i Iranit, akuzohet Izraeli

Burimet mediatike iraniane thanë se viktima është Mostafa Ahmadi-Roshan (32-vjeçar), një akademik i cili gjithashtu ka punuar në impiantin e pasurimit të uraniumit “Naranz”.

Shpërthimi ndodhi pasi një person me motoçikletë hodhi një bombë magnetike në makinën e tij, tha agjencia iraniane gjysmëzyrtare e lajmeve “Fars”.

“Bomba ishte magnetike, e njëjtë me bombat e përdorura më parë për vrasjen e shkencëtarëve të tjerë. Kjo është punë e Izraelit”, tha zv/guvernatori i Teheranit, Safarali Baratloo, gjatë një prononcimi për “Fars”-in.

Gjatë viteve të fundit janë vrarë shumë shkencëtarë bërthamorë iranianë, dhe për këto akte Teherani ka akuzuar SHBA-të dhe Izraelin. Të dy shtetet i kanë mohuar akuzat./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-11 11:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›