Vidhnin dhe shisnin ne servise makina, kapen ne ndjekje dy te dyshuarit
Durres- Patrullave policore u eshte dashur te zhvillojne nje gare te vertete shpejtesie per te kapur dy te dyshuar si hajdute makinash qe me pas i shisnin per pjese kembimi ne servise ku dhe cmontoheshin. Aksionet jane zhvilluar mbremjen e se shtunes ne rruget e Durresit dhe deri ne afersi te Lezhes. Burime zyrtare thane se i pari eshte kapur Mjaltor Lala, 35 vjec, banues ne lagjen nr. 16 te Durresit, i akuzuar per vjedhjen e tre makinave, dy te tipit "Fiat" dhe nje "Benz", si dhe nje arme gjahu per te cilen ka deshmuar se e kishte shitur. Dy ore me pas eshte kapur ne ndjekje policore me makine edhe Dashamir Xhepa, 24 vjec, i cili akuzohet per vjedhjen e dy makinave qe po i conte ne nje servis ne Lezhe me qellim shitjen per pjese. Ne baze te hetimeve te kryera ne ngarkim te Lales eshte zbuluar me prova se me 16 tetor te ketij viti, ne lagjen nr. 4 ai ka vjedhur autoveturen tip "Fiat", me targe AZ359VH, dhe tre dite me pas, ne lagjen nr. 3 dyshohet se ka vjedhur mjetin "Fiat" me targe DR5115B. Goditja e fundit eshte bere me 2 dhjetor, ne lagjen nr. 16, ku akuzohet se ka vjedhur makinen tip "Mercedes Benz" me targe DR8312B. Gjate nje tentative vjedhjeje ne muajin nentor, duke mos arritur te marre dot makinen "Opel Corsa", ai ka vjedhur nje arme gjahu qe ka dyshuar se e kishte shitur me pas. Makinat e vjedhura u gjeten ne nje rrugice pallatesh ne lagjen nr. 16 te qytetit te Durresit. Kurse Dashamir Xhepa, banues ne Kombinat te Tiranes, dy dite me pare, ne lagjen nr. 13 Plazh, ka vjedhur autoveturen tip "Mercedes", me targe DR2352D, u kap gjate udhetimit per ne Lezhe.
Hetimet
Sipas hetimeve te kryera nga agjentet, i dyshuari Dashamir Xhepa, pasi kryente vjedhjet e makinave ne Durres, duke i drejtuar vete i dergonte ne qytetin e Lezhes ku mendohet se i shiste neper servise te ndryshem per pjese kembimi. Nje mjet "Benz" u gjet i braktisur ne Balldre te Lezhes, qe ai e kishte vjedhur se bashku me nje shok.
Hetimet
Sipas hetimeve te kryera nga agjentet, i dyshuari Dashamir Xhepa, pasi kryente vjedhjet e makinave ne Durres, duke i drejtuar vete i dergonte ne qytetin e Lezhes ku mendohet se i shiste neper servise te ndryshem per pjese kembimi. Nje mjet "Benz" u gjet i braktisur ne Balldre te Lezhes, qe ai e kishte vjedhur se bashku me nje shok.