E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanje, plackitjet e bizneseve, kapen 5 shqiptare

Madrid- Pese shqiptare jane arrestuar nga Rojet Civile Spanjes gjate nje operacioni te zhvilluar javen e kaluar ne disa qytete, perfshire edhe Madridin. Sipas medieve te ketij vendi, mosha e te ndaluarve eshte nga 25-35 vjec dhe qe vepronin ne bashkepunim duke plackitur bizneset apo shtepite luksoze ne gadishull. Emrat e te ndaluarve nuk u publikuan nga policia spanjolle qe eshte ende ne kryerje te hetimeve per persona te perfshire ne vjedhjet e bujshme te lokaleve, dyqaneve, bizneseve te medha dhe deri tek vilat luksoze. Ne cilesine e provave materiale jane sekuestruar nje numer i madh materialesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›