E Shtunë, 31 Tetor 2026

Se lejon te dale me te fejuaren plagos vjehrren

Nje grua 50-vjecare u plagos me arme zjarri mbremjen e djeshme nga i fejuari i vajzes se saj. Ngjarja ndodhi ne zonen e Institutit ne Kamze pas nje debati te ashper mes djalit dhe nenes se vajzes per shkak se ajo nuk e lejonte te bijen qe te dilte me autorin. Plagosja ndodhi ne apartamentin e te plagosures Zana Pashku ne godinen nr.3 te Institutit Bujqesor ne Kamze te Tiranes ne momentin kur ne shtepi ndodhej edhe bashkeshorti dhe vajza e saj. Burime nga policia thane se menjehere sapo moren njoftim per ngjarjen efektivat e Komisariatit nr.5 arriten te identifikojne dhe te arrestojne autorin i cili dyshohet te jete 20-vjecari Bledar Deda me origjine nga Lezha dhe banues ne Tirane. Ndersa e plagosura eshte Zana Pashku nena e te fejuares se tij e cila eshte derguar ne Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Sipas policise Bledar Doda ka shkuar mbremjen e djeshme ne familjen e te fejuares se tij dhe u ka kerkuar prinderve qe te merrte vajzen per te dale qe te pinin nje kafe. Per kete arsye ka nisur edhe konflikti mes autorit dhe vjehrres se tij pasi kjo e fundit nuk ka pranuar ta lejonte vajzen qe te dilte ne ate ore. Debatit i eshte bashkuar edhe bashkeshorti i te plagosures vjehrri i autorit i cili gjithashtu nuk ka qene dakord qe vajza te dilte ne ate ore me te fejuarin. Sipas policise prinderit e vajzes nuk ishin dakord pasi 20-vjecari Doda levizte i armatosur dhe disa here kishte pasur probleme me policine per ngjarje te ndryshme. I ndikuar nga qendrimi i prinderve Bledar Doda ka nxjerre armen nje pistolete tip Miniblow dhe ka qelluar me nje plumb ne kembe vjehrren e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›