E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droge nga Lazarati ne Vlore sekuestrohen 250 kilograme

Operacioni i koduar Era e Malit finalizoi me bllokimin e nje sasie prej 250 kilograme lende narkotike kanabis sativa. Sipas policise aksioni per kapjen e lendes nisi rreth ores 1200. Ne bashkepunim me specialistet e sektorit te antidroges ne drejtorine e policise se ketij qarku u be e mundur zbulimi i sasise se mesiperme te lendes narkotike. Blute vune ne pranga dy transportuesit e saj shtetasit Andrea Gjika 35 vjec nga lagjja Pavaresia e Vlores si dhe Gezim Papa 36 vjec banues ne lagjen Lef Sallata po ne Vlore. Ata po leviznin me nje mjet ne te cilen kishin ngarkuar edhe 250 kg hashash te presuar. Kamioncina tip Mercedes Benz me targe VL 1449 D qe po vinte nga qyteti i Sarandes eshte ndaluar ne zonen e Qafes se Dukatit. Mjeti ishte duke ardhur per ne Vlore beri te ditur policia pas zbulimit te droges dhe arrestimit te dy personave. Burime te policise

njoftuan se lenda qe u zbulua pas informacioneve te marra ne rruge operative ndodhej nen shasine e kamioncines. Nga hetimi i kryer rezultoi se kanabisi vinte nga Lazarati. Droga ishte paketuar ne 250 qese me nga 1 kg secila. Burime nga grupi i hetimit bene te ditur se ka dyshime se droga kishte destinacion perfundimtar Italine. Dyshohet gjithashtu se te arrestuarit do te ndermerrnin hapin e transportit te saj me linje ujore gjate diteve te festave te fundvitit kur ne portin e Vlores ka shume hyrje e dalje te emigranteve dhe kontrolli presupozohet te jete me i shpejte e me siperfaqesor nga ana e autoriteteve policore. Mesohet se te arrestuarit nuk e kane pranuar akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Ata pohuan ne polici se nuk kishin dijeni per drogen qe ndodhej ne mjetin me te cilen ata po leviznin nga Saranda per ne Vlore. Ende nuk eshte konfirmuar se kur eshte transportuar nga Lazarati por burimet e policore bene te ditur se jane duke hetuar per te identifikuar edhe kultivuesit e saj ne kete fshat.

VLORE/ QEMAL BIRAKU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›