E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata e Bardhe 6 te plagosur

/ /

Policia e Tiranes ne nje deklarate per shtyp beri publike ngjarjet qe ndodhen nga mbremja e se henes e deri ne oret e para te mengjesit te djeshem dhe bilanci i me pak se 12 oreve flet per 6 te plagosur dhe nente te tjere te arrestuar si autore. Sipas drejtorise se policise se Tiranes shkak per te gjitha keto ngjarje ka qene konsumimi i tepert i pijeve alkoolike kryesisht nga adoleshentet te cilet jane edhe protagonistet e ngjarjeve. Ende pa filluar mire festimet e Nates se Bardhe rreth ores 2100 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit kater adoleshente jane perleshur me njeri-tjetrin ne gjendje te dehur duke perdorur edhe arme te ftohta. Nga sherri mes tyre kane mbetur te plagosur lehte dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten dy 17-vjecare me inicialet A.B. banues ne Milot te Lacit dhe F.M. nga Tirana. Policia sqaroi se adoleshentet kane goditur njeri-tjetrin me thika te ndihmuar edhe nga dy bashkemoshatare te tjere qe munden te largohen nga vendngjarja. Oficeret e policise u komunikuan adoleshenteve te plagosur masen e arrestit per plagosje te lehte me dashje dhe prishje te rendit dhe e qetesise publike ne spitalin ku ata po mjekohen. Ndersa ne mesnate ne afersi te 9 katesheve tek rruga Qemal Stafa nje 16-vjecar eshte plagosur rende me thike nga nje person ne gjendje te dehur i cili eshte arrestuar nga policia. Burimet sqaruan se 28-vjecari Jugjin Nikolla u arrestua ne flagrance pasi qelloi me thike adoleshentin Preng Lisi i cili u dergua ne Spitalin Ushtarak ne gjendje mjaft te rende shendetesore. Po keshtu ne oret e para te mengjesit ne afersi te Shallvareve pese adoleshente qe kishin konsumuar pergjate gjithe nates pije alkoolike ne lokale te ndryshme te Tiranes jane perleshur me njeri-tjetrin me arme e thika. Nga ngjarja kane mbetur te plagosur rende Hysen Syla 20 vjec dhe ezar Skana 17 vjec te dy banues ne Tirane. Ndersa policia arrestoi si autore te ngjarjes 20-vjecarin Armand Syla dhe 17-vjecaret B. Shera e I. Syla. Gjithashtu iu komunikua arrestimi ne spital njerit prej te plagosurve ezar Skana i cili eshte njekohesisht edhe autor i plagosjes se Hysen Syles. Policia tha se te gjitha ngjarjet kane nje emerues te perbashket konsumimin e tepert te pijeve alkoolike.

Etleva Delia

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›