E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet udhëheqësi i kryengritësve në Sudan

Komanduesi i një grupimi kryengritës brenda Sudanit, Khalil Ibrahim, mbeti i vrarë në një përballje me ushtrinë gjatë fundjavës.

Për autoritetet e Khartumit ky është një lajm veçanërisht i gëzuar, pasi së bashku me grupin e tij kryengritës, Ibrahim ishte bërë përgjegjës për sulme të vazhdueshme kundër interesave të shtetit.

“Forcat tona ishin në gjendje që të shkatërronin brigadat e famëkeqit Khalil Ibrahim, i cili u vra së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të tij”, deklaroi Alswarmi Khalid, një zëdhënës i ushtrisë. Ai e konsideroi drejtuesin e rebelëve si “armikun kryesor” të shtetit.

Sipas tij, Ibrahim mbeti i vrarë në zonën e Wad Bandës, duke u përpjekur të kalonte nga Darfuri për në shtetin e Suedanit të Jugut.

Luftimet midis kryengritësve nga Darfuri dhe autoriteteve sudaneze shpërthyen disa ditë më parë, pasi kryengritësit shpallën publikisht se do të ndërmerrnin një sulm ndaj kryeqytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›