Ferguson do të blejë vetëm kualitet

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka insistuar se nuk do të ngutet për të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit, përderisa nuk i ofrohet mundësia e blerjes së ndonjë futbollisti të kualitetit të lartë.
Ferguson, 69 vjeç, ka përcjellë skuadrën e tij duke u goditur nga lëndimet me mesfushorin Ashley Young si viktima më e re.
Por, ai tha: “Jam i lumtur me fuqinë e ekipit aktual sa i përket numrit, kualitetit dhe moshës. Nuk do të ngutem, përderisa nuk ekziston mundësia e angazhimit të ndonjë futbollisti me kualitet të lartë”.