E Diel, 1 Nëntor 2026

David Vija: Do të më pëlqente të luaj përkrah Ibrës

David Vija, sulmuesi i Valencias dhe Kombëtares spanjolle, ka lëshuar një deklaratë që nuk ka nevojë për interpretime. Pasi u spekulua se Hoze Murinjo kërkon ta afrojë tek Interi, lojtari deklaroi: "Do të më pëlqente të luaja përkrah Ibrahimoviç. Ai ka kualitet, teknikë dhe mendoj se do të krijonim një dyshe fantastike në repartin ofensiv. Gjithsesi, nuk e di se çfarë do të ndodhë, pasi Valencia kërkon 60 milionë euro për kartonin tim". Zikaltërit interesohen edhe për Didier Drogba e Diego Milito.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›