Abramoviç kthehet të shpenzojë sërish
Roman Abramoviç mësohet se është i gatshëm të kthehet të investojë fuqishëm në përforcimin e Çelsit të tij, që të martën në mbrëmje u kualifikua për në gjysmëfinale të Champions League, pas një periudhe në të cilën dukej sikur po largohej nga futbolli. Lajmin e bëri të ditur miku i tij dhe presidenti i skuadrës angleze, Bruse Buk: "Është i gatshëm të kthehet të shpenzojë në merkaton e verës së ardhshme për të blerë lojtarët që duhen, por me kusht që çmimet të jenë konform nivelit të merkatos në botë".