Vdes nobelisti Robert Edwards i njohur për fekondimin in vitro
LONDËR- Britaniku, Robert Edwards, i njohur për fekondimin in vitro, i cili ka fituar Çmimin "Nobel" vdiq sot në moshën 87-vjeçare.
"Profesor Robert Edwards vdiq sot, pas një sëmundjeje të gjatë", theksuan burimet zyrtare vendase.
Ai mori çmimin "Nobel" për Mjekësinë në vitin 2010. Puna e tij bashkë me kolegun gjinekolog, Patrick Steptoe, i cili vdiq në vitin 1988, kishte mundësuar lindjen më 25 korrik në vitin 1978 të Louise Joy Brown.
Robert Edwards punoi për shumë vite në Departamentin e Fiziologjisë në Universitetin e Kembrixhit.
(e.m/ata/BalkanWeb)