Vuçiç: Dy javët vendimtare për Kosovën

Pas takimit me ministri italian të Mbrojtjes, Giampaolo Di Paola, në Pallatin Serbia, Vucic ka thënë se së shpejti do të mbahet takimi me serbët në veri të Kosovës, si dhe ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, për të shikuar mundësitë e përmbushjes së obligimeve që ka marrë qeveria e mëparshme serbe, “e që në të njëjtën kohë të ruajnë interesat nacionale dhe të vazhdojnë procesin e integrimit evropian”, transmeton “Beta”.
Vucic tha se Serbia është shumë e shqetësuar në lidhje me zhvillimin e mundshëm të ngjarjeve pas vendimit për Ramush Haradinajn, të enjten në Hagë, si dhe nga shënimet e Ditës së Flamurit shqiptar, për çka “Serbia do të bëjë gjithçka që këto rrjedha të kalojnë qetë dhe në suazat demokratike”.
Vucic tha se është e nevojshme që edhe pala tjetër “të investojë shumë në një përpjekje të tillë”.