E Diel, 1 Nëntor 2026

Vuçiç pranon humbjen: Fitoi Lista e Studentëve, marrin deri në 140 mandate

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke deklaruar se fituese është lista e studentëve që organizuan bllokadat.

Duke folur në selinë e Partisë Progresive Serbe (SNS), Vuçiç tha se rezultatet nuk janë ende përfundimtare, por të dhënat paraprake tregojnë se lista e tij ka mbetur pas.

“Ne nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare. Por, bazuar në mostrën e stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje”, u shpreh ai.

Sipas Vuçiçit, lista e studentëve pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa lista e tij rreth 105 mandate. Ai shtoi se në parlament do të hyjë edhe Unioni i Hungarezëve të Vojvodinës.

Vuçiç deklaroi gjithashtu se rezultatet përfundimtare mund të sjellin surpriza, duke kritikuar raportimet dhe parashikimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›