Robinho: Jam goditur në mënyrë shtazore
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, thotë se ai është i habitur me goditjet me të cilat është duke u përballur në Premierligë. "Kam menduar se do ta kem më të vështirë të adaptohem. Por jam mësuar me goditjet të cilat i kam pësuar. Kur së pari erdha këtu, isha i befasuar se arbitrit nuk fishkëllenin për faull kur unë goditesha në stil të kafshëve. Vërtet ishte e pabesueshme", ka thënë Robinho. "Anglishtja ime tash është më e mirë. Mund t'i kuptoj tifozët dhe të dëgjoj hip-hop, por të flas mirë është ca më e vështirë", ka shtuar sulmuesi brazilian rreth adaptimit në jetën e përditshme në Angli.