E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia e meriton NATO-n dhe BE-në

Jam i bindur se jubileun e ardhshëm me angazhimet tona, por edhe me ndihmën vendeve tuaja , Maqedonia do ta pres dhe shënojë si anëtare e plotfuqishme e NATO-s dhe e BE-së, deklaroi Ministri i Jashtëm Antonio Miloshoski.
Maqedonia e meriton të jetë pjesë e Aleancës së NATO-s dhe Bashkimi Evropian deklaroi mbrëmë ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë para përfaqësuesve të korit diplomatik në vend, në shënimin qendror të jubileut 15 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Maqedonisë me 13 vende të Evropës. "Pesëmbëdhjetë vitet e fundit karakterizohen me frymën e mirëbesimit të ndërsjellë, respektit dhe ndihmës. Kjo veçanërisht vinte në shprehje në zhvillimin e llojeve politike, ekonomike, kulturore dhe lloje të tjera të bashkëpunimit me interes reciprok, të konfirmuara me shumë vizita në nivel më të lartë, shumë kontrata të nënshkruara ndërkombëtare dhe shumë nisma të përbashkëta të realizuara", theksoi Milloshoski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›