E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti i Kosovës Sejdiu merr çmimin "Lidershipi shqiptar"

Co-plan shpalli fituesit e edicionit të 5-të "Lidershipi Shqiptar '08", pesë modelet më të mirë të shoqërisë shqiptare që shërbejnë për t'u ndjekur.Në përvjetorin e këtij aktiviteti, Co-vlerësoi me çmimin special "Lidershipi shqiptar", Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Drejtori ekzekutiv i Co-Plan, Dhimitër Shutina, tha se "ky çmim iu dha presidentit Sejdiu nisur nga kontributi që ka dhënë realisht kabineti presidentit, për atë çka Kosova prezanton dhe ka arritur deri më sot."Për vitin 2008 lidershipi shqiptar për sektorin privat dhe biznes është shpallur "Aeroporti i Rinasit", ndërsa për sektorin e shoqërisë civile Altin Hazizaj, drejtor i Qëndrës të të Drejtave të Fëmijëve. Lidershipin shqiptar në sektorin e medias e fitoi këtë vit gazetari dhe prezantuesi Adi Krasta, ndërsa në fushën e qeverisjes lokale me këtë çmim u nderua Arqile Gorea, Drejtor i Postës Shqiptare.Ndarja e çmimeve për lidershipin shqiptar, bëhet përmes një procesi selektiv të kandidaturave të sugjeruar nga njerëz publikë dhe finalizohet nëpërmjet Komitetit Shqiptar të Lidershipit, i përbërë nga disa personalitete të shoqërisë shqiptare.Co-Plan është një institucion jo qeveritar që operon në fushën e qeverisjes së mirë, duke fuqizuar komunitetet, institucionet dhe shoqërinë civile. Çmimi "Lidershipi Shqiptar" synon evidentimin dhe promovimin e vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare dhe ka për qëllim të njohë dhe të vlerësojë arritjet profesionale të personaliteteve të ndryshëm, nëpërmjet kontributit të tyre pozitiv për shoqërinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›