Gattuso i pakënaqur me ardhjen e Beckham
Mesfushori italian Rino Gattuso nuk është i impresionuar nga marrëveshja e Milanit me yllin e LA Galaxy, David Beckham. Mesfushori anglez do të arrijë në Itali si huazim dymujor, më shumë në tentim për të ruajtur formën e tij gjatë periudhës derisa liga amerikane pauzon, se sa për të pasur një periudhë të suksesshme me Milanin. "Beckham? Më duket një gjë e pakuptueshme... Ndoshta do të ishte më drejtë dhe më mirë nëse do të kishte nënshkruar për gjithë vitin. Një kontratë për dy muaj e gjysmë? Është e pakapshme", ka thënë Gattuso.