E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, një avion kryen ulje emergjente

Një avion "Boeing 777" i kompanisë "Emirates" që kryente linjën Dubai- Nju Jork bëri ulje të detyruar sot në Stokholm të Suedisë.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë aeroportit "Arlanda", të cilët saktësuan se avioni kishte 361 persona në bord ka nxjerrë tym në kabinën e pilotit prandaj bëri ulje të detyruar.

"Avioni kishte tym në kabinë. Mund të ketë qenë edhe dikush që ka pirë duhan", deklaroi për AFP-në zëdhënësja e aeroportit, Anders Bredfell.

Avioni u ul por "piloti nuk preferoi ti evakuojë pasagjerët në pistë përmes daljeve të emergjencës", shtoi ajo duke sqaruar se pasagjerët po presin kontrollimin e plotë të avionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›