E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pabesueshme: Partizani-Flamurtari 0-3

E pafalshme! Një tjetër kapitull turpi i Partizanit, që me ndërrimin e trajnerit nuk e ka gjetur dot modulin që të con në fitore. Pesë ndeshje pa shijuar fitoren dhe i treti takim pa shënuar gol, flet shumë për një krizë totale të kampit të kuq. Një humbje që rëndon shumë te tifozeria më e madhe në Shqipëri, që tashmë e kanë të qartë se do të duhet të presin edhe një sezon tjetër për të parë titullin kampion që mungon prej 13 sezonesh që nga viti 1993.
Humbja me Flamurtarin ishte e treta në shtëpi në 11 javë. Flamurtari pas fitores befasuese me Tiranën një javë më parë, arriti një fitore tjetër të shkëlqyer kësaj rradhe me Partizanin.
Partizani e nisi takmin me mendimin për ta fituar takimin dhe kronika e parë flet për ta. Kombinim i shkëlqyer Bylykbashi-Abilialiaj, por sulmuesi vlonjat i Partizanit, u tregua më i ngadaltë se portieri i Flamurtarit, Dine. Sulmuesi Xhafa pengohet në zonë nga portieri Ergis Shehi, dhe gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku nuk hezitoi të drejtojnte pikën e bardhë. Ish-futbollisti i Partizanit, kongolezi Delain, nuk gaboi nga pika e 11-metërshi duke kaluar në avantazhin skuadrën vlonjate më minutën e 17-të. Goli i dytë i Sasa Delain nga pika e bardhë dhe i treti gjatë këtyre 11 javëve. Partizani corientohet, lojtarët humbasin qetësinë e nevojshme. Mbrojtësi i Partizanit, Ardit Beqiri u ndëshkua me karton të verdhë për fyerje ndaj asistenit Arjan Mali. Partizani bëri përpjekje për të barazuar. Dorian Bylykbashi humbi një rast ideal në minutën e 30-të, por kapiteni muk e shfrytëzoi pasin e artë të Paulin Dhembit, duke goditur me kokë larg traversës vlonjate. Trajneri i Partizanit, Lika ishte gjatë minutave të fundit të pjesës së parë shumë i nervozuar. Flamurtari zëvendësoi goladorin Roland Nënaj për probleme dëmtimi duke u zëvëndësuar nga Strati. Muzaka në minutën e 37-të shpërdori një tjetër mundësi për të barazuar. Në fundin e pjesës së parë, Abiliaj humbi mundësinë e fundit për të vendosur rezultatin në ekuilbër, ashtu si Bylykbashi në goditjen e tij nga 20 metra. Vlonjati i Partizanit, Abiliaj ia la vendin Progrit në pjesën e dytë. Partizani vuajti nga mungesa e harmonizimit të aksioneve. Në minutën 59' Ricard mund të kishte dyfishuar rezutatin, ndërsa dy minuta më vonë, në të 61', sulmuesi i Partizanit, Gerhard Progri gaboi shinjestrën. Partizani ishte nervoz gjatë njëzet minutave të pjesës së dytë. Trajneri Lika hodhi në sulm edhe braziliani Zhunjor në vend të Elis Bakaj, për të rritur agresivitetin. Por kur të kuqtë bënin gjithcka për të barazuar rezultatin, Fjodor Xhafa shfrytëzoi në maksimum gabimin e pafalshëm të mbrojtësit Ndreka duke shënuar golin e dytë. Një minutë më pas, Flamurtari trefishoi rezultatin me anë të Ricard duke shokuar Partizanin në "Qemal Stafa". Një humbje e merituar e Partizanit, që pas përfundimit të fazës së parë, duhet të marrë përsipër korrigjimin e shumë gjërave.

PARTIZANI - FLAMURTARI 0-3
Shënues: Sasha Delain 18'(p), Fjodor Xhafa 72', Ricard 74'
Gjyqtarë: A. Janku, A. Pregja, A. Mali
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›