Vushtri shperthen granata e dores

Një shpërthim i shkaktuar nga një granatë dore ndodhi të martën në mbrëmje në një sallon automjetesh në Vushtri të Kosovës.
Policia njofton se lloji i mjetit shpërthyes ishte granatë e llojit “M-75”, e cila duket se ka shpërthyer në ajër, pasi në dysheme nuk është gjetur asnjë krater.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00.
Si rrjedhim i shpërthimit fatmirësisht nuk pati të lënduar, por në vendngjarje u dëmtuan të paktën 7 automjtete.
Policia rajonale e Mitrovicës po punon për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.