E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani në zi

Nga Express më 05 janar 2011 në ora 13:44

Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në Pakistan pas vrasjes së guvernatorit të provincës Punxhab, rajonit më të populluar pakistanez.

Vrasja e guvernatorit Salman Tasser, me gjasë nga një truproje e tij, është dënuar nga Shtetet e Bashkuara, nga Bashkimi Evropian dhe nga Kombet e Bashkuara.

Ceremoniali mortor për të ndjerin u mbajt sot në Lahore, kryeqytetin e provincës Punxhab.

Tasser u qëllua për vdekje afër shtëpisë së tij në kryeqytetin Islamabad. Autoritetet thanë se vrasësi i dyshuar është një truproje i tij, i cili i kishte kundërshtuar kritikat publike të guvernatorit ndaj ligjit për blasfemi, i cili parasheh dënim me vdekje për fyerje të islamit.

Ministri i Brendshëm, Rehman Malik, tha se hetimet do të tregojnë nëse vrasësi ka vepruar vetë apo ka qenë pjesë e një komploti.

Tahseer ka qenë një mbështetës i hapur i Asia Bibi-t, një gruaje të krishterë që ishte dënuar me vdekje mbi akuzat se kishte fyer profetin Muhamed.
Një mik i guvernatorit, Komisionari i Lartë i Pakistanit në Londër, Wajid Shamshul Hassan, tha se vrasja ka treguar se elementet ekstremiste fetare po përpiqen të mbajnë peng Pakistanin.

Sekretarja e shtetit Hilary Clinton vlerësoi kontributin e guvernatorit Salman Tahseer për inkurajimin e tolerancës dhe arsimimin e brezave të rinj në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›