E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA republikanet marrin Kongresin

Ligjvënësit republikanë, sot marrin zyrtarisht kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Republikanët kundërshtojnë shumicën e axhendës së presidentit amerikan Barak Obama e për rrjedhojë pritet që debatet të mbizotërojnë në këtë sesion të ri parlamentar. Republikanët e fituan shumicën e 435 vendeve në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura në nëntor 2010. Demokratët ende ruajnë kontrollin në Senat, por jo më shumicën që e kishin para zgjedhjeve.

Obama i ka ftuar republikanët dhe demokratët që të punojnë së bashku për t’a ndihmuar administratën e tij që të krijojë vende pune për amerikanët. Megjithatë sezoni i ri parlamentar celet me mosmarrveshje. Republikanët do të risjellin në diskutim reformën shëndetësore të propozuar nga Obama e madje pritet ta hedhin poshtë atë me anë të një votimi më 12 janar.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›