E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu shtron iftar për drejtuesit e Bashkësisë Islame

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu duke veçuar se në muajin e bekuar të Ramazanit e gjithë bota shpirtërore besimtare islame përkushtohet shumë thellë në bamirësi, në solidaritet dhe tolerancë shpirtërore, shprehu respekt "për të gjithë qytetarët e vendit, për besimtarët e fesë islame, për besimtarët e krishterë pa dallim etnie, si respektin tim për punën dhe lutjet e tyre për lirinë, të ardhmen dhe perspektivën tonë”.

Ndërkohë, myftiu i Kosovës, Naim Ternava duke falënderuar Presidentin Sejdiu për pritjen e organizuar, çmoi muajin e Ramazanit, si muaj i mëshirës, sakrificës, sinqeritetit, harmonisë, ndihmës ndaj njëri-tjetrit dhe muaj i Kuranit prej të cilit dalin urdhra për të jetuar në harmoni të përbashkët pavarësisht gjuhës që flitet, vendit dhe besimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›