Gatuzo: Pas botërorit, lamtumirë kombëtare!
“Jam 32 vjeç dhe tashmë duhet t’u lë hapësirë të rinjve. Ata kanë më tepër për të dhënë”, theksoi mesfushori i Kaltër. Po me Milanin, cili është vendimi i Rino Gatuzos? “Nuk është ky çasti i duhur për të folur. Kam edhe dy vite marrëveshje, por nuk është çështje parash. Megjithatë, ka kohë për të diskutuar edhe në lidhje me këtë”.
Por në fillim është sfida me Paraguajin, e vlefshme për grupin F: “Jam gati dhe në dispozicion të trajnerit. Kalova një dëmtim të gjatë, por tani kaloi. Ndihem i gatshëm për të ndihmuar ekipin, jam pjesë e grupit. Suksesi në Gjermani erdhi pasi të gjithë patëm një qëllim të përbashkët. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe tani”.