E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster bllokohen 145 kg hashash me origjine nga Lazarati

Policia e Gjirokastrës ka bllokuar 145 kg hashash në afërsi të fshatit Grehot, ndërsa një person u shpall në kërkim. 

Lënda narkotike u bllokua në automjetin tip “Ford”, me targa AT 043 MK I cili u braktis nga drejtuesi I tij. 

Policia lokale bënë me dije se drejtuesi i automjetit nuk i është përgjigjur policisë për të ndaluar, ndërsa lënda narkotike kishte origjinën nga Lazarati dhe destinacion final Italinë. 

Hashashi  ishte ndarë në 29 pako, me 5 kg të barabarta dhe ishte fshehur në bagazhin e automjetit”, thuhet nga policia. 
Ndërkohë forcat policore vazhdojnë  aksionin për ndalimin e transportuesit ndërsa një procedurë penale ka nisur ndaj tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›