E Shtunë, 31 Tetor 2026

WBC Klitchko ne perballje me Tomasz Adamek

Vitali Klitchko është gati të mbrojë titullin e tij të peshave të rënda, në versionin ëBC, përballë sfidantit polak, Tomasz Adamek. Sfida e madhe, më e rëndësishmja në historinë e Polonisë, do të zhvillohet në Vroclau mbrëmjen e sotme. Dy boksierët janë peshuar përpara ndeshjes, ndërsa kanë sfiduar edhe njëri-tjetrin. Tomasz Adamek e ka nisur karrierën si profesionist në vitin 1999, në peshat e lehta dhe pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka zhvilluar në Poloni.

Polaku ka fituar popullaritet pas sfidës së zhvilluar në 2005 në Amerikë kundër australianit Paul Briggs. Kampioni ukrainas Vitali Klitschko – vëllai i kampionit të tre versioneve të tjera federative të boksit Vladimir, e ka nisur karrierën profesioniste në fund të 1996 dhe titullin e parë e ka fituar tre vjet më pas. Klitchko e ka mbrojtur gjerdanin 6 herë që nga 2008, kështu që për Adamek – që nga  2009 në peshat e rënda – përballja me Klitschko do të jetë më e vështira në karrierë.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›