Alves refuzon Anzhin

Nga Express më 09 shtator 2011 në ora 19:50
Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës Dani Alves ka mohuar spekulimet se mund të jetë futbollisti i ardhshëm me famë që mund të transferohet në Anzhi Makhachkala.
Klubi ambicioz rus ka dal në skenë duke siguruar shërbimet e futbollistëve si Roberto Carlos, Yuri Zhirkov e së fundmi edhe Samuel Eto’o.
Alves është përmendur si objektiv i ri i Anzhit por ai insiston se është i përqendruar te Barcelona.
“Dua të mbetem futbollist i Barcelonës. Kam dëgjuar shumë spekulime rreth Anzhit por për momentin dua të luaj për Barcelonën” tha Alves për Marca.