Robinho i bindur në fitore kundër Barcelonës

Futbollisti brazilian i Milanit, Robinho këmbëngul se Milani mund të shkojë në Camp Nou javën e ardhshme dhe ta mposhtë kampionin e Evropës, Barcelonën. ”Do të jetë një lojë e vështirë, kundër më të mirëve në botë,” tha braziliani.
“Është shumë mirë të fillojmë fushatën tonë në Ligën e Kampionëve kundër një ekipi të vështirë si Barcelona, në vend se të fillojmë me një ekip të lehtë. Është një ndeshje që të gjithë lojtarët do të duan të luajnë. Milan ka lojtar të mëdhenj për të luajtur një lojë të madhe dhe të fitojnë në Barcelonë”, është shprehur Robinho.