E Shtunë, 31 Tetor 2026

WIIW: BE-ja merr masa ekonomike, Evropa Lindore në recesion

Në analizën e këtij instituti nuk pëfshihet Shqipëria, pasi kërkesa dhe eksporti nuk kanë pësuar ulje, ndryshe nga çpo ndodh me disa shtete të tjera të ballkanit.

Sipas “WIIW”, rritja ekonomike po e humb dinamikën e në gjithë rajonin. Ekonomitë e Bosnje-Hercegovinës, Çekisë, Hungarisë, Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë pritet të shënojnë ulje në vitin 2012. Në Kroaci dhe Slloveni rënia do të jetë më e madhe.

"Për momentin, rreziku më i madh para shumicës së shteteve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore është fakti se investimet, kërkesa dhe eksporti do të dobësohen'', thekson WIIW-i.

Një ndër shkaqet kryesore është ulja e kërkesave nga ana e importuesve në Evropën Perëndimore, një situatë e cila pritet të reflektohet te prodhuesit.

Rusia, Kazakistani dhe Ukraina kanë plane për rritje të mirë, por ekspertët paralajmërojnë se rënia e çmimeve të çelikut, naftës, gazit natyror dhe lëndëve tjera të para do të kenë efekt negativ./Start/

                                                                                             2012-07-08 10:49
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›